Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në margjina të panairit "AUSA 2025", u takua me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri në kuadër të Departamentit të Luftës të SHBA-së, Michael F. Miller.
Sipas njoftimit të MM-së, në takim u diskutua për prokurim të pajisjeve dhe sistemeve të armatimit.
“Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në prokurimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit, i cili për Forcën e Sigurisë së Kosovës është realizuar kryesisht përmes mekanizmit FMS (Foreign Military Sales), duke mundësuar blerje shtet më shtet me SHBA-në, me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë të produkteve të prokuruara”, thuhet në njoftim. U diskutua gjithashtu u diskutua për prokurimet e radhës, si dhe për ndihmën që Kosova i ka ofruar Ukrainës”.
“Drejtori Miller përgëzoi Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh”, thuhet nga MM.
-
Maqedonci: Përkrahja amerikane mbetet vendimtare për Kosovën
-
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
-
Maqedonci: Kemi ushtri që ia bën të vështirë çdokujt që synon të na kërcënojë
-
“Automjetet taktike të Mercedesit”, Maqedonci tregon për takimin me drejtorin e kompanisë gjermane
-
Blerja e armatimeve të fundit, sot në “60 Minuta” i ftuar ministri në detyrë Ejup Maqedonci