Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, kanë nënshkruar marrëveshje mbi masat e sigurisë, me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.
Kurti tha se koncepti i sigurisë kombëtare është udhërrëfyes i qeverisjes së përgjegjshme.
"Siguria kombëtarë është e drejtë dhe nevojë. Ajo përkthehet në vullnetin dhe obligimin e qeverisë të merr vendime me të cilat garantohet pavarësia, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Mbrojtja e tillë e informacionit parashihet me ligj dhe siguron mbrojtje përderisa interesi kombëtar dikton një gjë të tillë", tha Kurti.
Ai shtoi se kjo marrëveshje parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes së tij në raport me palët e autorizuara.
Edhe ambasadori Hovenier tha se kjo marrëveshje çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, përmes shkëmbimit të informatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./KosovaPress
-
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
-
Kurti: Kosova e gatshme për t’i fuqizuar më tej raportet me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
Kosova e SHBA-ja me marrëveshje për bashkëpunim në siguri e komunikim
-
Hovenier për Kurtin: Bashkëpunimi do t’ia mundësonte SHBA-së avokimin më efektiv për Kosovën
-
Kurti-Hovenierit: Kosova është shtëpia juaj, jemi krenarë për gjithçka që arritëm së bashku