Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Në vazhdën e vizitës në Kroaci, Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri është takuar me Drejtoreshën e Institutit Ekonomik të Zagrebit, Marushka Vizek.

Gjatë këtij takimi, Hoti dhe Vizek kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimi, si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e hulumtimeve shkencore ekonomike dhe financiare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Hoti gjatë kësaj vizite gjithashtu është pritur në takim nga kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Luka Buriloviq, ku kanë diskutuar në lidhje me përgatitjet për Forumin e Investimeve Kosovë – Kroaci, i cili pritet të mbahet në maj të këtij viti në Prishtinë.

Të dyja palët theksuan se Kosova dhe Kroacia duhet që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, duke ndikuar në rritjen e raporteve pozitive tregtare ndërmjet dy vendeve.