Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Luksemburgu thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Financave Avdullah Hoti, është takuar sot me drejtorin gjeneral të Odës Ekonomike të Luksemburgut Carlo Thelen, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi ministri Avdullah Hoti dhe drejtori gjeneral i Odës Ekonomike të Luksemburgut Carlo Thelen, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe për përgatitjet për Forumin e Investimeve Kosovë – Luksemburg.

Të dyja palët theksuan se Kosova dhe Luksemburgu duhet që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, duke ndikuar në rritjen e raporteve pozitive tregtare ndërmjet dy vendeve.

Artikuj të ngjashëm