Ministri i Financave, Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Luksemburg, ku është pritur në takim nga ministri i Financave i Dukatës së Madhe të Luksemburgut Pierre Gramegna, bëhet e ditur përmes një komunikate.
Më tutje thuhet se Hoti dhe homologu i tij nga Luksemburgu kanë diskutuar për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe situatën politike dhe ekonomike në rajon dhe më gjerë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hoti e falënderoi ministrin Gramenga për gatishmërinë e fillimit të negociatave për Marrëveshjen e eliminimit të tatimit të dyfishtë, hap ky i cili do të mundësoj një bashkëpunim më të mirë tregtar si dhe do të hapë rrugën për mbajtjen e Forumit të Investimeve mes dy vendeve”, thuhet në komunikatë.
Të dy ministrat u dakorduan që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje, ku me këtë rast Hoti kërkoi ndihmën e shtetit të Luksemburgut për Kosovën në përgatitjen e legjislacionit për tregun e kapitalit.
Ministri i MF-së kërkoi nga homologu i tij përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave si hap i domosdoshëm për implementimin e plotë të MSA-së për të cilën çështje ministri Gramenga u zotua për përkrahje.