Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim shefen e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert, të cilën e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e saj të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti i Luksemburgut, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ministri Hamza e njoftoi zyrtaren Dostert për të arriturat gjatë këtij 3 mujori, për planet dhe strategjitë për vitin 2018, për Buxhetin e vitit 2018, si dhe për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.
Ndërsa, shefja e Ambasadës së Luksemburgut Anne Dostert e falënderoi Hamzën për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.
Ministri dhe Ambasadorja diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet dy vendeve, gjë që dëshmon për thellimin e bashkëpunimit edhe më të madh në mes të dy shteteve tona, në raporte diplomatike, motivim të investimeve në dy shtetet, shkëmbimin e përvojave për dy administrata tatimore.
Po ashtu u bë e ditur se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti në Luksemburg.
-
Hoxha pret përkrahjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave
-
Kosova e Austria, nënshkruajnë marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë
-
Franca e gatshme ta rrisë përkrahjen ndaj Kosovës
-
Luksemburgu ka ndihmuar Kosovën më së shumti ndër vendet e Ballkanit
-
Zvicra e gatshme të vazhdojë ndihmën ndaj komunave për buxhet, financa, ujëra e shëndetësi