Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci Hoti është pritur nga Ministri i Financave i Republikës së Kroacisë Zdravko Marie, me të cilin diskutuan në lidhje me thellimin e bashkëpunimit ndemjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e tatimeve, luftën e ekonomisë joformale, fushën e fiskalizimit, si dhe në fusha tjera.
Me këtë rast, Hoti dhe homologu i tij kroat Marie kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
-
Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin ekonomik
-
Zotime për thellimin e bashkëpunimit Kosovë - Kroaci
-
Kosova mirënjohëse për gjithë ndihmën e Kroacisë
-
Kosova e Luksemburgu të gatshme të negociojnë Marrëveshjen e eliminimit të tatimit të dyfishtë
-
Kosova i propozon Malit të Zi mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive