Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanoviq, të cilën e falënderoi për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Hamza gjithashtu e njoftoi për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal.
Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua për përgatitjet e Forumit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, i cili pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Kroaci.
-
Kapitanoviq: Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën
-
Hamza takohet me Rastislav Kostilníkun, udhëheqësin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë
-
Kosova e Kroacia diskutojnë për rëndësinë e menaxhimit të financave publike
-
Kosova e Kroacia diskutojnë për bashkëpunim në fushën e forenzikës
-
Kroacia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në proceset integruese