Ministri i Financave, Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga auditori i përgjithshëm i Kosovës Besnik Osmani, ka pritur sot në takim auditorin e përgjithshëm të Kroacisë, Ivan Klesicsa, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e kontrollit të financave publike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast Hamza, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në Kosovë në fushën e menaxhimit dhe kontrollit të financave publike, si dhe e njoftoi Klesicsa për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike si përgjegjëse për menaxhimin dhe kontrollin e financave publike, respektivisht Ministrisë së Financave dhe Auditorit Gjeneral, ku theksoi se ky bashkëpunim përfshinë një marrëdhënie shumë transparente, si në shkëmbimin e të dhënave, referimit të çështjeve, ashtu edhe në adresimin e tyre me qëllim avancimin e financave publike, llogaridhënies dhe transparencës.
Të dyja palët në këtë takim u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e kontrollit dhe menaxhimit të financave publike.
-
Kosova dhe Kroacia fuqizojnë bashkëpunimin midis institucioneve supreme të auditimit
-
Murati: Kosova ka bërë progres në menaxhimin e financave publike
-
Hamza pret drejtorin menaxhues për ekonomi, politikë dhe qeverisje të BERZH-it
-
FMN-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me asistencë teknike
-
Biznesmenët turq njoftohen për mundësinë e investimit në Kosovë