Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Me këtë rast ministri Avdullah Hoti, duke shprehur gatishmërinë e tij për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional, e vlerësoi lartë ndihmën e shtetit të Kroacisë për Kosovën, me theks të veçantë ofrimin e përvojës së shtetit Kroat për Kosovën në proceset integruese të saj në Bashkimin Evropian.
Ndërsa, ambasadorja kroate Marija Kapitanoviq, e falënderoi Hotin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit kroat për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik