Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe aktualitetin politik.
Siç njofton kumtesa nga kryeministria, Hoti tha se Kroacia është shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
“Është në interesin e dy qeverive si vende mike, Kosovës dhe Kroacisë, vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok”, tha kryeministri Hoti duke vlerësuar rolin e Kroacisë në kryesimin e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Hoti e ka njoftuar ambasadoren Barishiq për zhvillimet politike në vend, prioritetet e Qeverisë, menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID – 19, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e dialogut dhe situatën e përgjithshme në vend.
-
Bislimi flet për zhvillimet në Kosovë me ambasadoren e Kroacisë
-
Hoti kërkon koordinim dhe përkushtim nga ambasadorët
-
Hoti ia përsërit QUINT-it: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke
-
Ambasadori Márkusz: Për Hungarinë, Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor janë pjesë të Evropës
-
Ambasadori çek shpreh gatishmërinë e vendit të tij për intensifikimin e raporteve me Kosovën