Punimet në objektin e ri të shkollës “Mihal Grameno” në “Kompleksin 300”, në lagjen “Dardania” të Fushë-Kosovës ka kohë që janë ndërprerë.
Burime të KD-së kanë thënë se kontesti pronësor për atë hapësirë ku ka filluar ndërtimi është arsyeja e ndërprerjes së punëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë, vetë drejtori i kësaj shkolle, Ismet Gashi, ka thënë të mos e dijë nëse ka dalë ndonjë problem për atë objekt.
Drejtori Gashi ka thënë se aktualisht në “Mihal Grameno” mësojnë 2.463 nxënës në tri ndërrime. Mësimi fillon në orën 07:30 dhe përfundon në 19:00. Por është menduar që si “zgjidhje tjetër” të mësohet me katër ndërrime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Klasat në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë me nga 46 nxënës
-
Afro 50 nxënës në secilën paralele të shkollës fillore në Fushë-Kosovë
-
Stangnon ndërtimi i shkollës, Fushë Kosova s’ka mjete për objektin e “Mihail Gramenos”
-
Një shkolle në Fushë-Kosovë brenda dy javësh i shtohen 120 nxënës
-
“Mihal Grameno” shtyn nisjen e gjysmëvjetorit të dytë për ciklin 6-9, shkak mungesa e ngrohjes