Shkollës fillore “Mihal Grameno” në lagjen “Dardania” të Fushë-Kosovës i janë shtuar edhe 120 nxënës për një periudhë dyjavore.
Në një njoftim të kësaj komune thuhet se për shkak të shtimit të nxënësve vazhdimisht në këtë shkollë do të fillojnë procedurat për ndërtimin e një objekti të ri, sepse i vjetri nuk ka hapësirë për mbi 2200 nxënës, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Në SHFMU ‘Mihal Grameno’ në lagjen ‘Dardania’ të Komunës së Fushë-Kosovës, brenda 2 jave janë regjistruar 120 nxënës të rinj në këtë shkollë. Ardhja e popullsisë dhe e nxënësve e begaton edhe më shumë komunën tonë. Brenda pak ditësh do të fillojnë procedurat e shpalljes për ndërtimin e shkollës së re në lagjen ‘Dardania”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Por opozita në Fushë-Kosovë është shprehur skeptike për këtë projekte të Komunës. Sipas zyrtarëve të PDK-së dhe LVV-së, hapësira e vogël e objektit që është planifikuar të ndërtohet nuk është zgjidhje afatgjatë për këtë lagje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Klasat në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë me nga 46 nxënës
-
Afro 50 nxënës në secilën paralele të shkollës fillore në Fushë-Kosovë
-
Stangnon ndërtimi i shkollës, Fushë Kosova s’ka mjete për objektin e “Mihail Gramenos”
-
Kontesti pronësor lë në gjysmë objektin e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë
-
Komuna e Fushë Kosovës reagon në lidhje me ndërtimin e shkollës