Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca takohet me presidentin e Shqipërisë, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim të hënën, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim, ku të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe këshilltarët e Konjufcës, është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike dhe agresionin rus në Ukrainë.

“Kryetari Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeparlamentarit.

Sipas njoftimit, Begaj ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare.