Pas përfundimit të takimit konsultativ, një konferencë për medie e ka mbajtur deputeti i Vetëvendosje Glauk Konjufca, raporton KTV.
“Këto takime janë të panevojshme. Arsyeja është se përmes këtyre takimeve po duan t'i zëvendësojnë seancat. PAN po dëshiron të blejë kohë e t'i kryejë pazaret me deputetë veç e veç qoftë me Teuta Rugovën qoftë me deputetë të tjerë. Është në kompetencën e kryesuesit që të përmbyllë aa më shpejtë seancën e 3 gushtit. Konstituimi ka mbetur peng i një emri që është Kadri Veseli. Nëse PDK nuk heq dorë nga Kadri Veseli ne e ftojmë ta qesin në votim atë. Nëse ata patjetër e duan atë unë, i ftoj që nesër ta qesin emrin e këtij njeriu që qenka kaq i rëndësishëm”, ka thënë Konjufca.
-
VV: PAN-i insiston për Veselin, seanca konstitutive mund të dështojë sërish
-
Rreshtimi i Pacollit kah PAN-i do të ishte gabim, thotë Konjufca
-
VV e LAA ftojnë PAN-in të mos e kandidojë Veselin për kryeparlamentar
-
Vetëvendosje “kërcënon” me kushtetuese nëse Thaçi s’ua jep mandatin herën e dytë
-
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria