Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca i bën thirrje PAN-it të kthehen në seancë

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se seancën që vetë PAN-i e thirri tash nuk po merr pjesë, duke i bërë thirrje të kthehen e të formohen sa më shpejt institucionet e Kosovës.

Sipas tij, koalicioni PAN “po bën absurditet, dhe ky është një interpretim i Kosovës përmes interpretimit të tyre klanor”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“PAN-i nuk i ka numrat, për këtë po mungojnë”, ka thënë ai.

"Populli është shumë kurreshtar dhe i etur për ta parë një ndryshim të qeverisjes në Kosovë që të gjitha këto forca politike të cilat tash po përfaqësohen përmes koalicionit PAN të shkojnë në opozitë", shtoi ai.

Sipas Konjufcës, Kosova është përballë dy alternativave, ose me 59 vota e në krye me PDK-në, ose 81 vota me Vetëvendosjen.

Sipas tij, PAN-i përcjellë një mesazh Kosovës, ku thotë se institucionet e Kosovës ose bëhen në krye me PDK-në, ose nuk formohen fare, e që sipas Konjufcës ky është banalitet.