Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është përgjigjur lidhur me pozitën e Dejona Mihalit në Lëvizjen Vetëvendosje, pas kritikave të deputetëve opozitarë se ajo po i urdhëron të tjerët në parti.
Konjufca ka thënë se pozita e Mihalit e dëfton që ajo të bashkëpunojë me deputetët në fjalimet e tyre, ndërsa ka shtuar se edhe vetë konsultohet me të, por nuk merr urdhra.
“Sa i përket Dejona Mihali e mban një pozitë të rëndësishme në VV. Është kryetare e Komitetit të VV-së. Komitetet e bëjnë politikën e VV-së, e prodhojnë politikën profesionale të VV-së. Politika profesionale e komiteteve është në bashkëpunim me deputetët se si t’i përgatisin fjalimet e tyre. Edhe unë konsultohem ndonjëherë me Dejona Mihalin, por nuk mendoj që ajo më jep urdhra mua, thjesht bisedojmë dhe vijmë në konstatime të përbashkëta”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë, pas mbledhjes për këtë çështje u prononcua edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se VV-ja "nuk është më parti, por ka ushtarë të Dejona Mihalit".
“Ky Kuvend më shumë është bërë i Dejonës, me një agjendë të nuk e di kujna”.
-
Dehari fton për konsulta partitë, opozita thotë se kryesuesi nuk e ka këtë mandat
-
Konjufca: Gjithçka gati për seancën konstituive, caktohen ulëset e partive
-
Isufi: Dejona Mihali, nga largësia, e dirigjon krejt sistemin në Kosovë
-
Konjufca: Shumica s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë
-
Deputetja e PDK-së: Dejona Mihali i detyron deputetët e pushtetit që të mos jenë prezentë në Kuvend