Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur se zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, po e dirigjon sistemin e pushtetit në Kosovë.
Isufi ka thënë në “Konfront” të KTV-së se Mihali, koordinatore për komitete brenda VV-së, është “lidhje e shkurtër që i kryen punët në Qeveri dhe në Parlament”.
“Kemi një lidhje të shkurtër të atyre që dirigjojnë këtë ministri (të Mbrojtjes v.j.). Është një njeri nga distanca që krejt punët i kryen në Qeveri dhe në Parlament. Kjo është publike, Dejona Mihali rregullon sistemin e këtushëm, ajo duhet edhe fjalimet t’ua përgatisë deputetëve”, ka deklaruar Ahmeti i partisë opozitare.
Ndaj tij reagoi analisti Rron Gjinovci, duke u shprehur se edhe deputetëve të opozitës “ua shkruan dikush fjalimet”.
Dakaj thotë se OSHP-ja u korruptua nga një kompani: I dha tender me ofertë më të shtrenjtë
Gazetari Shkelzen Dakaj e ka akuzuar Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) se është korruptuar nga kompania...-
Konjufca: Edhe unë konsultohem me Dejona Mihalin, por ajo s’më jep urdhra
-
Mihali: LDK-ja duhet ta mbrojë shpinën nga Rama
-
Rama: Ditën kur Mihali i del në mbrojtje LDK-së, LDK-ja duhet të shikohet në pasqyrë
-
Mihali komenton përçarjen në LDK, e quan plan të Ramës, Lushtakut e Ismailit
-
Muhaxhiri: Në çdo debat mes Lushtakut dhe Mihalit, fitues del Mihali