Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca e Kurti falënderojnë Britaninë për kontributin në proceset e rëndësishme të Kosovës

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, është pritur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e më pas edhe nga kryeministri Albin Kurti. 

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar dhe kontributin e kësaj të fundit në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej”, thuhet më tej në njoftim.

Siç bëhet e ditur, Konjufca ka vënë në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të vendit, si dhe angazhimet e institucioneve në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Kurse, Kurti tha se Mbretëria e Bashkuar është vend mik dhe aleat i Republikës së Kosovës dhe se jemi falënderues për kontributin e madh të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe lidhjet e forta mes dy popujve tanë.

Edhe Hargreaves: Kapitulli i ri me Kosovën të fokusohet te biznesi dhe investimet Arbëri Hargreaves: Kapitulli i ri me Kosovën të fokusohet te biznesi dhe investimet

Ai po ashtu e falënderoi ambasadorin për kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Kosovës përmes misionit të NATO-s dhe nënvizoi rëndësinë e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme, David Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti dhe mesazhet e qarta për sigurinë dhe paqen.