Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Kosova është e interesuar ta ketë përkrah një aleat si Britania e Madhe. Në takim me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, Konjufca ka shtuar se mbështetja britanike është shumë e rëndësishme.
Konjufca e njoftoi ambasadorin për çështje të aktualitetit, duke theksuar se “Republika e Kosovës është e interesuar që ta ketë vazhdimisht përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe, në synimin e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vazhdueshëm, si dhe integrimeve nëpër strukturat dhe organizatat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën nga Kuvendi.
E, ambasadori Hargreaves theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, për të avancuar në çdo drejtim raportet midis dy shteteve.
-
Konjufca e Kurti falënderojnë Britaninë për kontributin në proceset e rëndësishme të Kosovës
-
Konjufca: Kosova ka zgjedhur Evropën, Franca mbetet partner i rëndësishëm
-
Konjufca: SHBA-ja mbetet aleatja jonë më e afërt dhe partnerja jonë strategjike
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
Hargreaves: Çështjet me të cilat përballet Kosova dhe kontinenti s’presin, partitë të bashkohen