Mes 76 personave të cilët kanë humbur jetën nga zjarret në Athinë, është edhe një grua me origjinë shqiptare.
Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati. Nica është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj.
Bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, transmeton tch.
Episodi më i tmerrshëm qëkur zjarret u përhapën me shpejtësi, është ai i regjistruar në Mati të Atikës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq gjetën 26 trupa njerëzish, shumë prej të cilëve nëna me fëmiijë, të përqafuar me njëri-tjetrin.
Jo të paktë janë edhe ata që janë mbytur, duke u hedhur në det për t’i shpëtuar flakëve, siç ndodhi në zonën e Artemidhës. Qindra vetë janë evakuuar me varka dhe helikopterë, ndërsa spitalet janë në gjendje emergjence.
Edhe
Shkon në 91 numri i viktimave nga zjarret në Greqi, 25 të zhdukur
Autoritetet presin rritje të numrit të viktimave, ndërsa 150 persona janë shtruar në spital. 15 vatra zjarri u aktivizuan njëkohësisht në tre zona të ndryshme, tha zëdhënësi i qeverisë dhe besohet se kanë qenë të qëllimshme në shtëpitë e braktisura e që janë vënë në shenjëster të grabitësve.
Greqia ka kërkuar dronë nga Shtetete Bashkuara të Amerikës për të diktuar dhe zbuluar çdo aktvitet të dyshimtë në ditët në vazhdim konfirmoi zëdhënësi.