Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Digjet Athina, deri tani 56 të vdekur nga zjarri, dyshohet për 5 shqiptarë

Ka arritur në përmasat e tragjedisë numri i të vdekurve nga zjarret, që përfshinë rrethinat e periferisë së Athinës gjatë orëve të pasdites të së hënës.

Numri i viktimave ka shkuar të paktën në 56, ndërsa raportohet se ndër ta janë edhe pesë shqiptarë, transmeton Koha Jonë.

Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se mes viktimave ka edhe shqiptarë.

Më herët, roja bregdetare njoftoi se ka shpëtuar më tepër se 700 persona nga plazhet e zonës së Rafinës, ndërkohë që ende mbetet pa sqaruar numri i personave të djegur, pasi ekipet e emergjencës po hyjnë në zonën e djegur duke kontrolluar krejt vendin ku zjarri bëri kërdinë.

Edhe Raportohet për shqiptarë të plagosur nga zjarret në Athinë Arbëri Raportohet për shqiptarë të plagosur nga zjarret në Athinë

Gjatë orëve të natës në zonën Artemidhas u gjetën 4 persona të mbytur, ndërsa dëshmitarë okularë thanë se në ujë janë hedhur dhjetëra persona, fati i të cilëve është i pa ditur.

Image

Ambasada shqiptare në Athinë së fundmi raporton se është gjetur e shkrumbuar makina e një shqiptari. Gazetarja Ira Londo raporton për “BalkanWeb” nga Greqia se duke iu referuar komuniteti shqiptar atje mësohet se në mesin e viktimave janë edhe 5 shqiptarë, mes të cilëve tre burra dhe dy fëmijë. Tre burrat shqiptarë janë djegur në një restorant, ishin të punësuar aty. Gjithashtu mësohet se janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve në Greqi. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për shqiptarët që kanë humbur jetën. “Ankesat ndaj shtetit janë të mëdha pasi nuk mundën të parandalonin një katastrofë të tillë. Janë gjetur edhe të mbytur në det, 2 gra dhe një fëmijë në përpjekje për t’u larguar nga zjarri, por kanë përfunduar në det. Ajo që është më tragjike është se çdo gjë ndodhi për 3-4 orë. Forcat policore dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, por ato që do të gjenden do të jenë vetëm viktima,” tha gazetarja.