Koncesionari i Rrugës së Kombit pritet që të marrë me koncesion edhe Aeroportin e Kukësit. Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur të mërkurën që t’i jepen 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, që kanë bërë ofertën e pakërkuar për rehabilitimin, operimin dhe vënien në punë të Aeroportit të Kukësit, shkruan sot Koha Ditore.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr. 125/2013. “Për koncesionet dhe partneritetin publiko-privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15 të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publiko-privat, miratuar me vendimin nr.575, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, e të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e së mërkurës ka vendosur:
(Më gjerësisht lexon i sot në Koha Ditore )
-
Hapet gara për dhënien me koncesion të Aeroportit të Kukësit
-
Aeroporti i Kukësit, i gatshëm për operim në fillim të vitit 2020
-
Qeveria e Shqipërisë ultimatum koncesionarit të Rrugës së Kombit, do urën e Kukësit për 18 muaj
-
Aeroporti i Kukësit do të jepet me koncesion për 35 vjet
-
Shpallet fituesi i marrjes me koncesion të Aeroportit të Kukësit