Miratohet kontrata për dhënien me koncesion te ndërtimit te aeroportit të Kukësit.
Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë dhe është njoftuar përmes një deklarate për mediat nga ana e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ajo ka theksuar se kontrata koncesionare është 35 vite, kurse ndërtimi i aeroportit do të përfundojë brenda 24 muajve.
“Në fazën përfundimtare do të jenë të punësuar 12 mijë persona”- tha ajo, duke theksuar se ka interes nga shumë kompani me low cost.
Sipas ministres, për ndërtimin e aeroportit të Kukësit do të shpenzohen 8 milionë Euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Hapet gara për dhënien me koncesion të Aeroportit të Kukësit
-
Aeroporti i Kukësit jepet me koncesion
-
Aeroporti i Prishtinës do ta kryejë navigimin ajror të Aeroportit të Kukësit
-
Punohet me ritme të larta në Aeroportin e Kukësit, vitin e ardhshëm pritet të jetë gati
-
Vitin tjetër nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit