Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka mbajtur takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve.
Në këtë takim, Rexhepi ka thënë se problem mbetet mungesa e teksteve shkollore, por edhe regjistrimi në universitete.
Ajo shtoi se është e bindur se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të sigurojë që kuota për regjistrim në fakultete të respektohet.
“Kemi problemin e librave për shkollat fillore dhe të mesme dhe mos respektimi i studentëve tanë janë regjistruar të tjerë. Këtu do të gjejmë mënyrën të mirë për gjendjen aktuale. Të sigurojmë studentëve tanë shkollimin dhe të ngremë aktivitetin profesional me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit. Do të tentojmë që këtë vit të punojmë dhe t’i mundësojmë studentëve tanë të regjistrohen në vendin e tyre. Në periudhën e kaluar keni qenë të paguar shumë më pak në punën tuaj. Një temë e rëndësishme është regjistrimi i studentëve në UP”, ka thënë ajo.
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kërkuar të verifikohet nëse janë keqpërdorur kuotat për regjistrim në universitete, madje ka paralajmëruar edhe se do t’i drejtohen Prokurorisë. Ai u shpreh i bindur se nuk do të tolerohet asnjë keqpërdorim në këtë drejtim.
“Të verifikojmë nëse kuotat janë shfrytëzuar dhe nëse ka hapësirë që duhet të shkojë edhe në Prokurori. Sot kam marrë përsipër të flas për kuotën e regjistrimeve për komunitete. Një program për mbështetjen e të rinjve me fokus të komunitetit egjiptian që të regjistrohen në Fakultetin e Edukimit dhe të kenë bursë nga Ministria e Arsimit. Vetëm 20 janë të komunitetit egjiptian dhe ashkali për momentin. Tash jemi në situatë para ping-pongut. Këto kuota janë duke u keqpërdorur, por jemi duke u angazhuar që t’i verifikojmë”, ka thënë ai.
Edhe
Komunitetet joshumicë kërkojnë ndaljen e abuzimit me kuota për regjistrim në universitete
Enis Kervan, deputet i Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar multietnik, tha se vazhdimisht i kanë përcjell tek institucionet shqetësimet për arsim cilësor.
Ai shtoi se në Fakultetin e Mjekësisë ka pasur keqpërdorimin në regjistrim.
“Në bashkëpunim me zëvendëskryeministren e ndjejmë nevojë të kem një tryezë për të paraqitur sfidat tona. Është e rëndësishme që në bashkëpunim me Qeverinë kemi arritur të kemi suksese për tekste shkollore. Në kuadër të UP të Fakultetit të Mjekësisë vazhdojnë keqpërdorime dhe keqkuptime”, ka thënë ai. /EO
-
Policia me hetime e Inspektorati i Arsimit me kallëzim penal ndaj dyshimeve për abuzimin me kuota
-
Fakulteti i Mjekësisë kërkon verifikim të etnisë për studentët joshqiptarë
-
Cermjani: Ka raste kur shqiptarët ua zënë komuniteteve vendet e rezervuara në universitet
-
Ngrihen dyshime se të rinj shqiptarë bëhen studentë nëpërmjet kuotave për komunitete