Arbëri

Komunat paguan mbi 12 milion euro për vendimet gjyqësore, prin Leposaviqi

Lëvizja “Fol” ka prezantuar gjetjet nga monitorimi i shumave të paguara nga komunat që dalin nga vendimet gjyqësore. Komuna e Leposaviqit po del të jetë komuna me më së shumti pagesa për vendimet gjyqësore gjatë periudhës Janar- tetor 2019.

Elbasan Rracaj nga “Lëvizja Fol” ka thënë se bazuar në buxhetin komunal, Leposaviqi ka paguar më së shumti për konteste gjyqësore.

Ai ka thënë se nga këto pagesa në 32 komuna janë shpenzuar mbi 12 milionë euro.

“Leposaviqi ka shpenzuar mbi 1 milion euro si rezultat i vendimeve gjyqësore në periudhën janar-tetor te 2019. Ferizaj ka paguar mbi 3 milionë euro. Mitrovica e Jugut ka paguar mbi 1 milionë euro, Deçani, Gllogoci dhe Kllokoti”, ka thënë ai.

“Ndërsa komunat më së paku që kanë paguar në këtë drejtim janë Shtërpca, Ranillugu, Obiliqi, Dragashi, Hani i Elezit dhe Graçanica”, ka thënë ai.

Në këto gjetje nuk janë komunat më të mëdha të vendit, siç janë Prishtinë, Prizreni, Peja etj, ku sipas Rracajt edhe këto komuna kanë shpenzuar në këtë drejtim./eo/