Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Rahovecit po shpërndanë 4572 kontejnerë për amvisëri, grant nga GIZ-i

Rahovec, 2 shtator - Krusha e Madhe ka përfituar 100 kosha të plehrave për amvisëri, ka njoftuar kryetari i këtij fshati, Selami Hoti.

Ai duke publikuar edhe fotografi nga marrja e këtij donacioni ka falënderuar Komunën e Rahovecit, EKO Regjionin-njësia Rahovec dhe GIZ-in gjerman, falë të cilëve është bërë e mundur dhurata për fshatin.

Hoti ka thënë për KOHËN se ai si kryetar ka bërë kërkesa të vazhdueshme për pajisje me kosha të plehrave.

"Shpresojmë se do të sjellin përsëri për hapësira publike", ka thënë ai.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Rahovec, Përparim Krasniqi ka bërë me dije se shpërndarja e kontejnerëve është në vazhdim e sipër në vendbanime të ndryshme të komunës.

Ai ka njoftuar se Komuna e Rahovecit është përfituese e grantit prej 4572 kontejnerësh individual për amvisëri, 120 litërsh si shpërblim për punën e bërë nga komuna në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Edhe 320 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit Arbëri 320 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Krasniqi ka thënë se veç kontejnerëve për amvisëri komuna ka fituar në këtë grant edhe 120 kontejnerë 1 metër kub për qytetin e Rahovecit.

Ai ka thënë se deri në fund të kësaj jave do të përfundojë shpërndarja e kontejnerëve. Në këtë shpërndarje sipas tij janë përfshirë vendbanimet më të mëdha, pasi "nuk mjaftojnë për të gjitha vendbanimet".

"Për mbulueshmëri 100 për qind nevojiten edhe 5000 kontejnerë dhe kjo është vetëm faza e parë, apo gjysma e punës që do të vazhdojë", ka theksuar drejtori Krasniqi.