Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës thotë se nga e mërkura qytetarët mund të furnizohen me insulinë

Barnatore

Pas një periudhe mungese, Komuna e Prishtinës ka njoftuar të martën se që nga 7 korriku qytetarët e kësaj komune do të mund të furnizohen me insulinë.

Sipas njoftimit, furnizimi me insulinë mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, duke filluar nga ora 11:00.

Njoftimi thotë se kontrata është realizuar nga Komuna, ndërsa “sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka njoftuar se nga ora 11 qytetarët mund ta marrin atë në Barnatoren e Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Kemi siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm. Prishtina është ndër të parat komuna që ka siguruar Insulinën për banorët e saj”, ka thënë ai.