Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se prej të mërkurës, do të mbyllen përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë që koronavirusi të prekë të moshuarit.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar shqyrtimin e masave të tjera në ditët në vijim
“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do t’i mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndëkohë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, sot, pas një takimi me drejtorët komunalë të arsimit, vendosi që procesi mësimor të vazhdojë normalisht.
-
Mbyllen Qendrat për të Moshuar në kryeqytet
-
Komuna e Prishtinës sot merr masat e para parandaluese për COVID-19
-
Komuna e Prishtinës mobilizohet, merr më shumë masa parandaluese rreth koronavirusit
-
Aplikimi për 50 euro për personat e infektuar me COVID-19 në Prishtinë, online nga nesër
-
Ahmeti me rekomandime për Qeverinë: Mos improvizoni me masa