Komuna e Prishtinës ka marrë zyrtarisht vendimin për mbylljen e Qendrave për të Moshuar.
Lajmin dje e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do t’i mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndërkaq sot KOHA ka realizuar disa fotografi nga po këto qendra, që shihen të jenë mbyllur.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës sot merr masat e para parandaluese për COVID-19
-
Komuna e Prishtinës merr masa mbrojtëse: mbyll Qendrat për të Moshuarit
-
Komuna e Prishtinës mobilizohet, merr më shumë masa parandaluese rreth koronavirusit
-
COVID-19, Komuna e Prishtinës punon vetëm me staf esencial dhe mbyll qendrat për të moshuarit
-
Katër qendra për qëndrim ditor për të moshuarit në Prishtinë, thuhet se kanë frekuentim të madh