Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se aplikimi për 50 euro për personat me Covid-19 dhe 100 euro për pensionistë me COVID-19 në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online nga nesër.
Sipas njoftimit të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin.
“Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, thuhet në njoftim.
Kuvendi komunal i Prishtinës ka përkrahur vendimin për ndarjen e 50 eurove për personat e infektuar me koronavirusin e ri.
Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti: 50 euro për të prekurit me virus e 100 për pensionistët, vendimi më 25 nëntor
-
Ahmeti: Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e prekur nga COVID-19
-
Të infektuarit me koronavirus në pritje të parave nga komunat
-
Komuna e Prishtinës nis ndarjen e mjeteve për qytetarët e saj të prekur me COVID-19
-
Komuna e Prishtinës ka ndarë rreth 20 mijë euro për grupin e parë të të infektuarve me koronavirus