Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot ka nisur ekzekutimin e mjeteve për qytetarët e Prishtinës të prekur me COVID-19.
“Komuna e Prishtinës ka filluar me ekzekutimin e mjeteve për të gjithë aplikuesit që kanë rezultuar pozitiv me covid19, nëpërmjet: RT – PCR (pra, që është në listat e IKSHPK-së) dhe klinikat private të licensuara nga MSH. Serologjik – Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë Rapid – Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit sot janë duke u ekzekutuar mjetet për 6704 aplikues.
Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte marrë vendim në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar për ndarjen e mjeteve për qytetarët e saj të prekur me koronavirus.
Personave deri në moshën 65 vjeçare do tu ndahen nga 50 euro ndërkaq atyre mbi 65 vjet, nga 100 euro.
-
Të infektuarit me koronavirus në pritje të parave nga komunat
-
Komuna e Prishtinës ka ndarë rreth 20 mijë euro për grupin e parë të të infektuarve me koronavirus
-
500 përfitues nga 16.227 aplikues të prekur me COVID-19 në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës do të kompensojë edhe qytetarët që rezultuan pozitivë në testet serologjike
-
Aplikimi për 50 euro për personat e infektuar me COVID-19 në Prishtinë, online nga nesër