Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar qytetarët se si pasojë e anulimit të tenderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat.
Komuna thotë se me sasinë ë kanë në dispozicion, mund t ofrojnë shërbime për qytetarë vetëm deri në orën 12 të ditës së sotme, raporton Koha.net.
“Me sasinë e certifikatave që momentalisht disponojmë në Komunën e Prishtinës, shërbimet mund të ofrohen deri sot, 28 mars 2019, në orën 12:00. Pas orës 12:00, zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk do të jenë në funksion”, ka njoftuar Komuna.
Artikuj të ngjashëm
-
Agjencisë së Regjistrit Civil s’i ndahen telashet - njëherë u mungoi letra, tash s’iu bën interneti
-
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se sistemi i gjendjes civile nuk është në funksion
-
Së shpejti komunat do të pajisen me certifikata të gjendjes civile
-
Të gjitha komunat në krizë për letër, qytetarët mund të mbesin pa certifikata origjinale
-
Komuna e Prishtinës mbetet pa dokumente të gjendjes civile, kërkon furnizim emergjent