Komuna e Prishtinës ende nuk i ka shlyer obligimet që pati marrë përsipër gjatë takimeve me donatorët, kur u vendos që të ndërtohet Fabrika e re e ujit në Shkabaj.
Ajo nuk e ka paguar shumën prej 2.5 milionë eurosh, nga gjithsej 5 milionë, të cilat ishte zotuar se do t’i paguante në kohën kur qe arritur marrëveshja midis kreditorëve dhe institucioneve për ndërtimin e kësaj fabrike. Ndërkaq kjo pagesë do të duhet të kryhej që para një viti e gjysmë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndonëse qenë lëvduar për një kohë të gjatë me furnizimin me ujë të pijes për 24 orë, duke e paraqitur këtë edhe si meritë të tyre, drejtues të Komunës së kryeqytetit tani po i vënë kushte kompanisë së ujësjellësit “Prishtina” përpara se të kryejnë pjesën e dytë të shumës.
Drejtues të Komunës po kërkojnë nga menaxhmenti i “Ujësjellësit” që t’i dorëzohen raportet financiare për shpenzimet e shumës së paguar deri tani, në mënyrë që të paguhet pastaj edhe pjesa tjetër.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Komuna e Prishtinës prej dy vjetësh s’ia jep Ujësjellësit 2.5 milionë euro të zotuara
-
Borxhi i Komunës së Prishtinës ndaj Ujësjellësit kushtëzohet me raport financiar
-
Ujësjellësi kushtëzon tokën për çerdhe me 2.5 milionë euro të Komunës së Prishtinës
-
Komuna krenohet se ka ujë 24 orë, por ende s’ka paguar 2.4 milionë euro për fabrikën në Shkabaj
-
Ujësjellësi “Prishtina” vazhdon t’i shkyçë bizneset që kanë borxhe