Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna krenohet se ka ujë 24 orë, por ende s’ka paguar 2.4 milionë euro për fabrikën në Shkabaj

Orën 12 e 2 minuta pasmesnate, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, e kishte shfrytëzuar për të treguar nisjen e furnizimit të pandërprerë me ujë.

Në minutat e parë të 28 marsit, në rrjetin social “Facebook”, kishte shpërndarë një video, për ta vërtetuar atë që deri para asaj dite, për shumëkënd në kryeqytet ishte e rrallë – uji në çezmat e tyre pas mesnatës, raporton “038” i KTV-së.

Kohë pas kohe, ai shfrytëzoi këtë rrjet për t’i pyetur qytetarët nëse kanë ujë.

Lavdet për “ujë 24 orë” nuk i kurseu as në fushatë e debate televizive.

Megjithëkëtë, Komuna e Prishtinës ende nuk i ka paguar mbi dy milionë e katërqind mijë euro, për fabrikën e përpunimit të ujit në Shkabaj, me të cilën u stabilizua furnizimi me ujë.

Edhe Komuna e Prishtinës prej dy vjetësh s’ia jep Ujësjellësit 2.5 milionë euro të zotuara Arbëri Komuna e Prishtinës prej dy vjetësh s’ia jep Ujësjellësit 2.5 milionë euro të zotuara

Komuna ishte zotuar se do të paguajë pesë milionë euro për këtë projekt, që në total ka kushtuar 35 milionë euro.

Sipas Zogiani-Hisenit, mos ekzekutimi i pagesës nga komuna po ua vështirëson kthimin e kredisë.

Ajo shton se nuk mund të bëjnë më shumë sesa të përsërisin kërkesën e tyre.

Por në komunë thonë se problemi i mospagesës nuk qëndron te ta, por te moskompletimi i dokumentacionit nga ujësjellësi.

Edhe Komuna e Prishtinës ende s`e ka kryer obligimin 2.5 milionësh ndaj Ujësjellësit Arbëri Komuna e Prishtinës ende s`e ka kryer obligimin 2.5 milionësh ndaj Ujësjellësit

Sipas Tahirit, pagesa do të bëhet porsa të kompletohet dokumentacioni.

Derisa ujësjellësi të përmbushë kërkesën e Zyrës së Auditorit, sipas Tahirit, paratë do të qëndrojnë në kuletën e Komunës së Prishtinës.