Kompania e ujësjellësit “Prishtina” do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës që ta kushtëzojë Komunën e Prishtinës me pagesën e këstit për Fabrikën në Shkabaj, përpara se t’i jepet drita e gjelbër për parcelën, ku është projektuar të ndërtohet një çerdhe me bazë në komunitet.
Kështu ka deklaruar për “Kohën Ditore” kryeshefi ekzekutiv i ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, i cili ka pohuar se komuna ka kërkuar 29 ari tokë, e cila i takon kësaj ndërmarrjeje për ta ndërtuar aty një çerdhe. Porse, sipas tij, Komuna së pari duhet të shlyejë borxhin prej 2.5 milionë eurosh, të cilat janë zotuar se do të paguhen për ndërtimin e fabrikës së re të ujit, në fshatin Shkabaj, shkruan sot Koha Ditore.
Këto mjete, Komuna qe zotuar edhe para donatorëve se do t’i paguante, por gati tre vjet pas kësaj, ajo nuk i ka përmbushur obligimet e veta, ka thënë Abdullahu.
Andaj, sipas tij, tani kur Komuna e ka fituar një donacion nga Bashkimi Evropian për ta hapur një çerdhe të re në një hapësirë prej afro 30 hektarësh tek Fusha e Pajtimit, e cila është parcelë e Ujësjellësit, duhet parë që të zgjidhet edhe çështja e borxhit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Prishtinës prej dy vjetësh s’ia jep Ujësjellësit 2.5 milionë euro të zotuara
-
Komuna e Prishtinës ende s`e ka kryer obligimin 2.5 milionësh ndaj Ujësjellësit
-
1.3 milionë euro për ndërtimin e çerdheve shkojnë për projekte tjera
-
MASHTI dështon në realizimin e premtimit për çerdhe, 1.3 milionë euro shkojnë për projekte të tjera
-
Komuna e Prishtinës ndan tri lokacione për ndërtim të çerdheve publike