Është hapur konkursi për 25 psikologë që do të punësohen nëpër shkollat e Prishtinës.
Kjo është bërë e ditur në forme simbolike në Ditën e Shëndetit Mendor.
“Po, shëndetin mendor dhe sigurinë në shkolla e kam shumë seriozisht! Sot e hapëm konkursin për punësimin e 25 psikologëve shkollorë dhe dëgjuam kërkesat e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve të Prishtinës. Nuk do ta lëmë asnjë shkollë pa psikolog! Një zotim i përmbushur për të jetësu planin për siguri në shkolla”, ka thënë drejtoresha për arsim në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.
Nevoja për këta profesionistë në institucione arsimore po konsiderohet të jetë shume e madhe.
“Sot, saktësisht në ‘Ditën Botërore të Shëndetit Mendor’, po zotohemi se nuk do të ndalemi në përmirësimin e ambienteve shkollore së bashku me Këshillin e Nxënësve dhe Departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës. Çdo shkollë duhet të jetë miqësore për të gjithë pa përjashtim”, ka shtuar ajo.
-
Në 1,035 shkolla ka veç 107 pedagogë e 192 psikologë
-
KOMF: Numri i psikologëve të angazhuar në shkolla nuk i plotëson nevojat
-
Komuna e Prishtinës ende s’e di se në cilat shkolla do të mbahet mësimi gjithëditor
-
32 punonjës të arsimit në Prishtinë pa paga, disa që nga shtatori
-
Musmurati: Nga sot shkollat e Prishtinës nisin fushatën “Çohu kundër dhunës”