Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar ndaj Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që shpalli të kundërligjshëm vendimin e kësaj komune për caktimin e lokacionit të pronës për strehimin e qenve endacakë.
Me vendimin e fundit të kësaj ministrie, Zogaj ka thënë se po pengohet procesi i zgjidhjes së problemit për qentë endacakë.
“Përderisa ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje afatgjate, për një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës, atë të qenve endacakë, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, jo vetëm që nuk po ndihmon asgjë në këtë drejtim, përkundrazi është duke na penguar në këtë proces”, ka shkruar Zogaj.
MMPHI-ja ka konstatuar se vendimi për ndarjen e 10 hektarëve në Slivovë, nuk është i bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.
Ky dikaster ka kërkuar të shikohet lokacioni i planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi, e që “vendimi të jetë i bazuar edhe në dokumentet e planifikimit hapësinor sipas Ligjit për planifikimin hapësinor dhe dokumentet tjera që janë të parapara me këtë ligj”.
Edhe
Lokacioni për qentë endacakë përplas Qeverinë dhe Komunën e Prishtinës
Ministria ka kërkuar që Komuna të harmonizojë vendimin me dispozitat ligjore në fuqi brenda 30 ditësh.
-
Shpallet i kundërligjshëm vendimi i Komunës së Prishtinës për parcelën për qentë endacakë
-
Protestohet kundër qasjes së Komunës së Prishtinës për trajtimin e qenve endacakë
-
Protestë kundër qasjes së Komunës së Prishtinës në trajtimin e qenve endacakë
-
Dështon Komuna e Prishtinës, qentë endacakë rikthehen në qendër