Komunarët e Fushë-Kosovës po kërkojnë nga qytetarët që të kujdesen për ambientin dhe të mos hedhin mbeturina vende e pa vend.
Pas heqjes së deponive të egra të mbeturinave, ata kanë vendosur edhe tabelat ku ndalohet hedhja e mbeturinave.
“Apel për qytetarët që të kujdesen për ambientin dhe të mos hedhin mbeturina vend e pa vend, duke krijuar deponi të egra. Komuna e Fushë-Kosovës ka vendosur shenjat e ndaluara që e bëjnë të qartë se mbeturinat nuk duhet të hedhin aty ku nuk e kanë vendin. Ekipet përgjegjëse të Komunës janë në vazhdimësi në terren duke punuar me gjitha kapacitet, në të gjitha vendbanimet dhe lokalitetet ku janë hapësirat publike, duke bërë pastrimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe në hapësira të ndaluara”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.
Zyrtarët komunalë kanë njoftuar se kanë hequr deponi ilegale të mbeturina nëpër lokacione të ndryshme të Fushë-Kosovës.
-
Fushë-Kosova paralajmëron gjoba për ndotësit e mjedisit
-
Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
-
Banorët e Fushë-Kosovës në hall nga mbeturinat, vonesat arsyetohen me fluksin e shtuar të konsumit
-
Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë
-
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina