Organizatat joqeveritare që e monitorojnë Komunën e Ferizajt dhe subjektet opozitare në këtë qytet kanë kritikuar ekzekutivin e saj për dështim në harmonizimin e mbi 20 propozim-vendimeve të saj, të sjella gjatë 2018-s, të cilat janë proceduar nëpërmjet Kuvendit Komunal, shkruan sot Koha Ditore.
Ata kanë thënë se si pasojë e ndërhyrjeve politike ndaj këshilltarëve të KK-së, gjatë vitit të kaluar janë miratuar prej më shumë se 20 vendime, të cilat ndërkohë janë kthyer si të kundërligjshme nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe nga Ministritë e ndryshme të linjës.
Në mesin e vendimeve të cilësuara si kundërligjshme janë: propozim-vendimi për ndërrimin e parcelës së spitalit, pastaj për caktimin e parcelës së varrezave të qytetit. Në fund të vitit është kthyer si e kundërligjshme edhe marrëveshja ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe “Caritas Kosova” për projektin “Ngritja e përkujdesit social-shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në Komunën e Ferizajt”.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
LVV-ja kundërshton dhënien në shfrytëzim të pronave pranë spitalit në Ferizaj
-
Në rrezik transporti i pacientëve në dializë dhe shërbimet emergjente në Ferizaj
-
Aliu sërish kryetar i Asociacionit të Komunave, VV-ja e Krasniqi thonë se pati parregullsi
-
Edhe 24 milionë euro për Spitalin e Ferizajt që nisi gati një dekadë më parë
-
Edhe 24 milionë euro për “spitalin e harruar” të Ferizajt