Ekzekutivi lokal i Ferizajt gjatë 6 muajve me radhë ka dështuar t’i harmonizojë propozimvendimet e veta me ligjet në fuqi, të cilat janë proceduar nëpërmjet Kuvendit. Prandaj si pasojë e ndërhyrjeve politike te këshilltarët e KK-së, për 6 muaj janë miratuar së paku 15 vendime të kundërligjshme.
Vetëm në muajin e kaluar janë kthyer 4 vendime të kundërligjshme nga MAPL-ja, në mesin e tyre edhe propozim-vendimi për ndërrimin e parcelës së spitalit, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësuesit e urbanizmit, edhe në mbledhjen e fundit të KK-së kanë thënë se nuk ia kanë frikën MAPL-së, e cila po ia kthen vendimet si të kundërligjshme, ndaj për projekte të caktuara siç është ndërrimi i lokacionit të spitalit, ndërrimi i parcelës për varreza të qytetit etj. Komuna vendos vetë pavarësisht përgjigjeve të MAPL-së.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
MAPL-ja gjen shkelje ligjore në katër vendime të Kuvendit Komunal të Ferizajt
-
Komuna e Ferizajt mohon akuzat e shoqërisë civile për 20 vendime të paligjshme
-
Komuna e Ferizajt solli mbi 20 vendime të kundërligjshme
-
LVV-ja kundërshton dhënien në shfrytëzim të pronave pranë spitalit në Ferizaj
-
Opozita thotë se 50 për qind e vendimeve të Fushë-Kosovës janë kthyer si të paligjshme