Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët se sot gjatë ditës do të ketë rënie të shtypjes së ujit apo edhe mungesë të tij në pikat më të larta të qytetit.
Kjo për shkak se sipas tyre Impianti për trajtimin e ujit të pijes në Shipol ka reduktuar prodhimin si pasojë e reshjeve të fundit të cilat thuhet se kanë ndikuar në ngritjen e trubullueshmërisë së ujit të papërpunuar,
“Shpresojmë që gjatë ditës (nëse nuk ka reshje) edhe kjo situatë do të stabilizohet dhe prodhimi do të vazhdojë me kapacitet të plotë”, thuhet në njoftim.
gjithashtu Ujësjellësi ka njoftuar se mungesë të ujit do të ketë edhe në komunën e Vushtrrisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ujësjellësi në Mitrovicë tregon arsyet për reduktimet në furnizimin me ujë në disa pjesë të qytetit
-
Disa zona të Mitrovicës pa ujë sot, shkak niveli i ujit në kanalin e “Ibër-Lepencit”
-
Pasojat e sulmit në Ibër-Lepenc, KRU “Mitrovica” njofton për reduktime të ujit
-
KRU “Mitrovica”: Ka filluar trajtimi i ujit në impiantin në Shipol, uji të mos përdoret për pije
-
Për shkak të një defekti, Mitrovica mbetet pa ujë