Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk i ka dhënë mbështetje Raportit me rekomandime për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk ka kaluar projektligji në shqyrtim të dytë në këtë Komision.
Deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në votim, e as ata të PDK-së që kanë vendosur që për një javë të shtyjnë aktivitetet në Kuvend për shkak të zhvillimeve në Speciale.
Për sot ishte paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike që u mundëson qytetarëve edhe tërheqjen e 10 për qind të mjeteve nga Trusti.
Më 12 tetor ishte miratuar në lexim të parë ky projektligj pas tentativës së shtatë. \ Kp
-
S’merr përkrahje në komision raporti me amendamente për Projektligjin e Rimëkëmbjes
-
Muja: S’ka kaluar Trusti, do të duhej të ishin 5 votë pro
-
Komisioni për Buxhet miraton rishikimin e buxhetit
-
Komisioni për Buxhet s’miraton shpenzimet e RTK-së për periudhën tetor-dhjetor 2021
-
Komisioni për Legjislacion nuk e mbështet raportin me amandamente për projektligjin për rishikim të buxhetit