Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e sotme me shumicë votash nuk ka miratuar raporti i shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2021.
Për këtë raport të shpenzimeve të RTK-së për periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar, të gjithë anëtarët e komisionit nga VV-ja votuan kundër.
Edhe në fillim të mbledhjes është hedhur në votim ky raport, por që nuk pati kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje.
Lidhur me raportin e transmetuesit publik për periudhën tetor-dhjetor 2021 në mbledhjen paraprake të Komisionit gjatë shqyrtimit ka pasur vërejtje dhe kritika nga anëtarët e Komisionit nga radhët e partisë në pushtet dhe nga Bordi i ri i RTK-së. /KP
Artikuj të ngjashëm
-
Komisioni nuk miraton raportin financiar për RTK-në
-
Komisioni miraton kërkesën për ndarjen e 2.8 milionë euro për RTK-në
-
RTK-së i ndahen mbi 2 milionë euro, nuk kalon raporti i shpenzimeve
-
RTK-ja pa paga për punëtorët, kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria
-
Pa mbështetjen e VV-së dështon mocioni i PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së