Pas shqyrtimit të raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka miratuar këtë raport.
Gjatë arsyetimit të këtij raporti, drejtori i përgjithshëm i RTK, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se kanë ulur shpenzimet për 100 mijë euro, për këtë periudhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa deputetët e pozitës patën një varg kritikash për këtë raport.
Derisa, deputeti nga VV, Eman Rrahmani ka thënë se ka një rritje të numrit të të punësuarve në periudhën e fundit.
Numri të punësuare, siç tha drejtori i RTK-së, Kastrati nuk ka ndryshuar që nga viti 2019, ose nuk ka pasur rritje.
Për shfrytëzimin e veturave zyrtare në transmetuesin publik, deputeti Visar Korenica ka kritikuar menaxhmentin për mos evidentimin e vlerës së saktë të shpenzimeve. Derisa në raport është thënë se kjo është e pamundur të evidentohen.
Deputeti Rrahmani ka ngritur shqetësimin e tij për shpenzimet e mëdha për mbeturina nga RTK-ja.