Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka takuar të mërkurën shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, në Beograd.
Gjatë takimit është folur për sigurinë në rajon, ndër çështjet e tjera.
Në komunikatën e KFOR-it thuhet se ata ritheksuan "rëndësinë e mbajtjes së komunikimit dhe dialogut të hapur, pasi ky është çelësi për forcimin e stabilitetit rajonal".
E, në një njoftim të Ministrisë serbe të Mbrojtjes u tha se është përmendur në mënyrë specifike situata e sigurisë në Kosovë. Në atë njoftim thuhet se Mojsiloviq ka thënë se situata “është e paqëndrueshme dhe e ndjeshme”, gjë për të cilën ka fajësuar institucionet e Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka marrë një numër vendimesh në veri. Mbyllja e institucioneve paralele serbe atje pati nxitur reagim nga Serbia. Këto institucione vlerësohen të jashtëligjshme e kundërkushtetuese, megjithatë Serbia e ka quajtur veprimin “përndjekje të serbëve”.
Reagim ka nxitur edhe të bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka kritikuar Kosovës për veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Edhe
Ulutash në Beograd: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, thelbësore për parandalimin e tensioneve
Policia e Kosovës pati mbyllur edhe nëntë objekte të Postës së Serbisë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe në Zubin-Potok.
Komandanti i KFOR-it Ulutash përfundon angazhimin e tij njëvjeçar në tetor dhe në vend të tij do të jetë Enrico Barduani, gjeneralmajor italian.
Takimi ishte pjesë e takimeve të rregullta të komandantit Ulutash me homologët e tij ushtarakë në Kosovë dhe rajon.
-
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë për sigurinë
-
KFOR-i njofton për takimin e komandantit Barduani me shefin e ushtrisë serbe në Beograd
-
Mojsilloviq kërkon “ambient të sigurt” për serbët në takim me komandantin e KFOR-it
-
Komandanti i KFOR-it i flet për ruajtjen e stabilitetit në rajon shefit të Ushtrisë serbe