Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, është takuar të mërkurën me Ndihmës Shefin e Shtabit për Operacione të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Brian T. Mutty, në Shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i, në këtë takim ata kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë, përfshirë edhe aktivitetet e KFOR-it në kuadër të mandatit që ka nga OKB-ja dhe për përkrahjen që KFOR-i jep për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Ata shkëmbyen mendime mbi tendencat e fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen e tij për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.
-
Admirali amerikan dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Komandanti i KFOR-it njofton Beogradin për reduktimin e trupave në Kosovë pas përmirësimit të gjendjes
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
-
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e NATO-s