Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koha Ditore zbardh abuzimin 10-vjeçar të Ministrisë së Bujqësisë me kontratat për komasacionin

Foto: Driton Paçarada / KD

Gazeta “Koha Ditore” në numrin e nesërm sjell pjesën e parë të hulumtimit që tregon për milionat e shtetit që iu janë dhënë përgjatë dhjetë viteve të fundit disa kompanive, nën justifikimin për ta përmbyllur projektin e rregullimit të tokave bujqësore, që njihet si komasacion.

Në pjesën e parë të hulumtimit do t’i mësoni parregullsitë që e kanë përcjellë zbatimin e shumë kontratave të dhëna nga Ministria e Bujqësisë.

Në storie, do t’i gjeni të elaboruara lidhjet e Ministrisë me kompanitë e kontraktuara, por edhe emrat e bizneseve përfituese të kontratave milionëshe.

Në dy faqe gazetë, do të mësoni se si ndodhi që me këto kontrata nuk u zgjidhën kontestet e moçme pronësore të fermerëve dhe do të kuptoni se çfarë belashë ka lënë procesi i komasacionit gjithandej Kosovës.

Artikulli është shkruar nga gazetari Besnik Krasniqi. Hulumtimi është mbështetur nga BE-ja dhe do të publikohet edhe në Koha.net dhe në Kallxo.com.