Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koha Ditore sjell nesër hulumtimin për avullimin e 3 milionë eurove të shtetit

Koha Ditore, në numrin e nesërm sjell ekskluzivisht një hulumtim që shpërfaq se si Ministria e Bujqësisë i dha 3 milionë euro në formë të granteve, pa i përmbushur kriteret që kërkohen me legjislacionin në fuqi.

Në një storie të realizuar pas një hulumtimi që ka zgjatur prej dy muajsh, mësoni se kujt iu dhanë këto para, cilave biznese, këtej e andej Ibrit. I mësoni edhe emrat e biznesmenëve. Të atyre që këtej janë të lidhur me të pushtetshmit, e edhe të atyre që andej ishin pjesë e strukturave paralele.

Storia është e gjatë, por në çdo fjali të saj ka lajm. Dhe, midis të tjera lajmesh, është edhe ai që tregon emrin e një aksionari, i cili, tek është përpjekur të “dëshmojë” se e ka fituar grantin 1-milionësh konform kritereve, ia ka prezantuar gazetës një dokument që ka rezultuar të jetë i rremë.

Përveç ministrit Nenad Rikalo, në këtë skandal janë përfshirë së paku edhe dy zyrtarë të lartë, shqiptarë, bashkëpjesëmarrës në abuzimin me milionat e shtetit. Emrat e tyre i gjeni në artikullin e shkruar nga gazetari, Besnik Krasniqi.