Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj mbajtjes së liturgjisë fetare në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës nga Kisha Ortodokse Serbe.
Sipas KMDLNJ ky veprim është një provokim politik në prag të vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo kishë që moti është dashur të zhvendoset nga ajo hapësirë dhe vetëm oportuniteti politikë i politikanëve vendorë dhe kërcënimi i faktorit ndërkombëtarë e ka mbajtur mbi këmbë. KMDLNj e njeh dhe respekton të drejtën e ushtrimit të drejtave dhe lirive fetare për të gjithë besimtarët në bazë të bindjeve dhe vullnetit por e kundërshton manipulimin e fesë për qëllime politike”, thuhet në reagim.
Rasti i mbajtjes së liturgjisë në një objekt të papërfunduar dhe me status të parregulluar, KMDLNJ e konsideron si provokim.
“Kisha Ortodokse serbe, e sigurt se për shkak të ndjeshmërisë së situatës politike në Kosovë askush nuk do të intervenojë e ka keqpërdorur për qëllime politike një aktivitet shpirtërorë dhe fetar. Këso aktivitete nuk duhet të lejohen në të ardhmen aq më parë që në Prishtinë dhe rrethinë ka hapësira të mjaftueshme dhe funksionale për ushtrim të aktiviteteve fetare, thuhet më tej në reagim.
Edhe
UP-ja e quan tentim për ndikim në procesin gjyqësor liturgjinë e djeshme nga serbët
KMDLNJ tërheq vërejtjen se këto veprime provokuese të KOS - mund dhe do të provokojnë reagimin e studentëve të UP-së, me pasoja të paparashikueshme. Institucionet e Kosovës duhet të veprojnë që të parandalojnë eskalimin e situatës ndryshe do të marrin përgjegjësi për pasojat e mundshme.
Ndryshe, Kisha Ortodokse serbe ka qenë nxitësja kryesore për fillimin e luftërave në ish-Jugosllavi dhe përkrahësja e vazhdueshme e kriminelit Millosheviq, si dhe e ka bekuar çdo serb që ka shkuar në luftërat që Serbia i ka bërë në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.
-
Liturgjinë në Kishën e kampusit të UP-së, Kosova e quan provokim të Serbisë para dialogut
-
Shoshi: Kisha Ortodokse serbe me rol politik, dorë e zgjatur e Qeverisë së Serbisë
-
Serbët thonë se Policia s’ua lejoi liturgjinë në Kishën Ortodokse në UP
-
Avdiu: Liturgjia në Kishën në kampusin e UP-së, vazhdimësi e propagandës serbe